KreuAktualitetPolitikaVideo-Molotovë drejt policisë/ Ujëhedhësi zmbraps turmën

Video-Molotovë drejt policisë/ Ujëhedhësi zmbraps turmën

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Disa protestues të maskuar kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa jashtë godinës janë dislokuar forca të shumta policore dhe dy autobotë ujëhedhës.

Njëri prej autobotëve ka ndërhyrë duke hedhur ujë drejt protestuesve dhe duke i zmbrapsur nga godina e Kryeministrisë. Deri në këto momente, policia nuk ka përdorur gaz lotsjellës.

Gjatë protestës është shënuar edhe një incident me një dron të policisë, i cili ndiqte nga ajri lëvizjet e protestuesve dhe kryente filmime. Në një moment, droni është rrëzuar nga protestuesit, ndërsa policia ka ndërhyrë me ujëhedhës për të larguar turmën dhe për të zbrazur sheshin.

Policia ka bërë me dije se ka identifikuar edhe protestues të maskuar, përmes metodave të ndryshme.

Ndërkohë, përplasja më e ashpër gjatë ditës është shënuar pranë Ministrisë së Arsimit, ku efektivët janë qëlluar me gurë dhe sende të tjera.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat