KreuAktualitetPolitikaStudentët i dalin kundër PD-së në protestë/ Noka kërcënon: “Qoristat do ta...

Studentët i dalin kundër PD-së në protestë/ Noka kërcënon: “Qoristat do ta marrin përgjigjen një për një”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar këtë të shtunë me tensione dhe përplasje me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të cilët tentuan t’i bashkoheshin tubimit.

Mbërritja e deputetëve dhe mbështetësve të PD-së nuk u prit mirë nga të rinjtë që ndodheshin në protestë. Studentët krijuan një kordon për të mos lejuar afrimin e grupit të opozitës, duke kundërshtuar përfshirjen e partive politike në protestën e tyre.

“Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Opozita jemi ne” ishin disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët këmbëngulën se protesta është e qytetarëve dhe nuk duhet të përfaqësohet nga partitë politike. Ata shprehën pakënaqësi edhe ndaj Sali Berishës, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me kryeministrin Edi Rama.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e PD-së kërkuan që studentët të bashkoheshin me opozitën kundër qeverisë. Por përpjekja për t’iu bashkuar protestës u shoqërua me debate dhe kundërshtime nga të rinjtë.

Pas tensioneve reagoi edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. Ai akuzoi mbështetësit e Arlind Qorit se qëndronin pas thirrjeve kundër Berishës dhe paralajmëroi se ata do të përballeshin me një përgjigje nga demokratët.

“Po ruajmë gjakftohtësinë, ne kemi dalë kundër Ramës, ata kanë dalë kundër opozitës. Këtu PD-në nuk e shkul dot askush nga sheshi, ata qoristat do ta marrin përgjigjen një për një”, deklaroi Noka.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat