Ka kaluar më pak se një vit nga përditësimi i fundi i iPad Air dhe Apple ka vendosur që të shfrytëzojë një mundësi tjetër për të rifreskuar këtë linjë me çipin M3.
iPad Air i ri vjen po të njëjtin format 11-inç dhe 13-inç dhe fillon me të njëjtin çmim si modeli i kaluar – 599 dollarë për variantin 11-inç dhe 799 dollarë për variantin 13-inç.
Gjithashtu funksionon me tastierën e ridizajnuar Magic Keyboard. Është një rifreskim që vjen në një moment të papritur sepse Apple nuk përditëson iPad-et në baza vjetore.
M3 përballë M2 nuk ka ndonjë diferencë të madhe për shumicën e përdoruesve. Apple Intelligence funksiononte me çdo çip M-Series, gjithashtu Stage Manager për punën me disa aplikacione.
Por mesa duket kalimi në M3 do të thotë se Apple ndërpret prodhimin e M2. Specifikat e tabletëve janë identikë me gjeneratën e kaluar. Nga ekrani 60Hz, tek Touch ID, hapësira që fillon prej 128GB.
Ndryshimi i vetëm është Apple që shkurtoi çmimin e Magic Keyboard në 269 dollarë për tabletin 11-inç dhe 310 dollarë për tabletën 13-inç, 30 dollarë më pak.
Porositë fillojnë prej ditës së sotme ndërsa dërgesat prej datës 12 Mars.