back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPas prokurorëve, gjyqtarëve, edhe policia me mbrojtje/ Hoxha zbardh vendimin e Qeverisë

Pas prokurorëve, gjyqtarëve, edhe policia me mbrojtje/ Hoxha zbardh vendimin e Qeverisë

Nuk do të mbrohen vetëm gjyqtarët dhe prokurorët.

Qeveria ka firmosur sot një vendim që parashikon procedurën për të marrë në mbrojtje punonjësit e policisë, familjarët dhe pronën, kur  gjatë ushtrimit të detyrës kërcënohen nga krimi i organizuar.

“Përmes këtij akti synojmë të rrisim bashkëpunimin mes SHISH, SPAK në luftë kundër krimit të organizuar” tha ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Si mund të mbrohen policët?

Ky vendim orienton dhe strukturon mënyrën dhe formën si një punonjës policie duhet të adresojë një kërkesë ndaj komisionit të mbrojtjes së masave të posacme ndaj kërcënimeve i cili mund të bëhet në dy forma

Forma e parë: Eshtë e menjëhershme. Drejtori I policisë së shtetit lëshon urdhër për mbrojtjen e punonjësit të policisë.

Forma e dytë: Punonjësi i policisë i drejtohet komisionit përmes procedurave.

“Përmes këtij akti hapet një udhëtim I ri për sakrificën dhe mbrojtjen e punonjësve të policisë nga kërcënimet e shumta që I bëhen punonjësve të policisë. Kjo është provë e prioritetit që ka jeta e shëndeti e prona e punonjësve të policisë” tha ministri gjatë prononcimit për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat