back to top
16.5 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Në momentin e hapjes së ofertave unë kam qenë i zhveshur nga...

“Në momentin e hapjes së ofertave unë kam qenë i zhveshur nga kompetencat”/ Zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos në GJKKO

Sot u mbajt seanca gjyqësore në GJKKO për inceneratorin e Tiranës, e cila pas disa orëshj u shty për në datën 11 mars ora 13 e 30

Por çfarë deklaroi Alqi Bllkao dhe avokati i tij në sallë, teksa ky i fundit i kërkoi gjykatës shpalljen të pafajshëm të tij.

“ Në raport me dy episodet e pretenduara të përfitimit të paligjshëm, për të cilat akuzohem për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv i funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”, dy herë, më lejoni qe të deklarohem plotësisht i pafajshëm” tha Bllako.

“Organi i akuzës pretendon se referuar akteve të administruara, unë, nën cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit i kam kërkuar/propozuar shtetasit Klodian Zoto, i cili është një ndër aksionerët e shoqërisë konçensionare “Integrated Energy BV SPV” shpk dhënien e përfitimit të parregullt për shtetasin Vladimir Bezhani, duke e punësuar fiktivisht tek shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” shpk. Vlera totale e përfitimit të parregullt për z. Vladimir Bezhani, në formën e pagës prej 80,000 lekë në muaj, përllogaritet në vlerën 7,520,000 lekë.

Po ashtu, organi i akuzës pretendon se unë, nën cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit kam përfituar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri vlerën monetare prej 119,755 Euro, nëpërmjet pagesës për pajisjen “Makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen apo etiketimin e shisheve, si dhe për gazimin e pijeve”, në funksion të aktivitetit tregtar të shoqërisë së babait tim”, u shpreh Bllako duke sjellë më pas argumentet e tij që rrëzojnë gjetjet e SPAK.

Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha që po ndjek procesin për inceneratorin e Tiranës ku Bllako është nën akuzë dhe ndaj tij është shpallur pretenca më herët ai shtoi “organi proçedues nuk ka mundur dot të identifikojë asnjë veprim, mosveprim apo vendimmarrje të kundraligjshme (apo qoftë dhe vendimmarrje të ligjshme në dukje) si të drejtpërdrejt apo të deleguar, të personit tim në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në raport me detyrat e mia funksionale të përcaktuara në ligj apo në çdo lloj akti tjetër nënligjor”.

Bllako: Në rastin në fjalë, Sekretari i Përgjithshëm jo vetëm nuk ka qenë anëtar i komisionit ndërinstitucional për dhënien e konçensionit por nuk ka qenë as pjesë e sekretariatit teknik të përcaktuar në pikën 3 të urdhrit të titullarit të Autoritetit Kontraktor, Ministri i Mjedisit (urdhri nr. 169, datë 05.09.2016,) për ngritjen e komisionit me qëllim asistimin administrativ të këtij të fundit.

Sekretari i përgjithshëm nuk ka patur asnjë rol, as minimal vendimmarrës madje nuk ka qenë asnjëherë as pjesë e mbledhjeve të këtij komisioni as si vëzhgues, e dokumentuar kjo edhe në 16 proçesverbalet e mbledhjeve të mbajtura nga anëtarët e komisionit të dhënies së konçensionit.

Bllako: Në momentin a hapjes së ofertave unë kam qenë i zhveshur tërësisht edhe nga kompetencat e mia administrative minimale që lidhen me përcjelljen e shkresave, siç rezulton e provuar nga proçesverbalet e mbledhjeve të komisionit të dhënies së konçensionit, negociimi i kontratës dhe lidhja e kontratës janë bërë duke filluar nga data 17.08.2017 deri në datën 31.08Sa më sipër, rezulton e provuar se UNË jam larguar nga funksioni i sekretarit të përgjithshën pranë Ministrisë së Mjedisit në datën 27.07.2017 dhe 4 ditë më vonë në datën 31.07.2017 jam emëruar sekretar i përgjithshëm në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Bllako: Jo vetëm që unë nuk kam patur asnjë rol vendimmarrës përgjatë zhvillimit të të gjithë procedurës konçensionare, por gjithashtu, në momentin që komisioni i dhënies së koncensionit ka vendosur për vazhdimin ose jo të procedurës koncensionare, ka kryer vlerësimin e ofertave, shpalljen e fituesit, negociimin e kontratës si dhe lidhjen e kontratës, UNË NUK kam qenë fare punonjës i Ministrisë së Mjedisit por kam qenë sekretar i përgjithshëm i Institucionit të Presidentit të Republikës.

Bllako për Bezhanin: Ajo çka e bën tërësisht jo logjike akuzën e korrupsionit pasiv në raport me punësimin e z. Bezhani është fakti se pse duhej që unë t’i kërkoja si favor Klodian Zotos punësimin e z. Bezhani pranë kompanisë së tij, për një rrogë (80,000 lek/muaj) që ashtu siç është provuar nga vetë organi proçedues, Bezhani e ka marre dhe konsumuar tërësisht (në masën 100%) me familjen e tij, me qëllim që z. Bezhani të krijonte favore JO PËR MUA po për vetë Klodian Zoton duke e ndihmuar gjatë proCedurës konCensionare për impiantin e Tiranës. Cili do të ishte përfitimi im në këtë ndërveprim? Sigurisht, edhe vetë organi procedues e ka patur të pamundur të identifikojë një përfitim të tillë.

Zoti Bezhani nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e rrethit tim familjar (as të rrethit të afërt e as atij të largët) si dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e rrethit tim shoqëror.

Bezhani nuk është emeruar në Ministrinë e Mjedisit prej meje. Unë e kam njohur z. Bezhani në Shtator të vitit 2013, kur kam marrë detyrën e sekretarit të përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit, kohë në të cilën z. Bezhani mbulonte funksionin e shefit të sektorit të mbetjeve pranë kësaj ministrie, funksion të cilin e ka ushtruar deri në daljen e tij ne pension në Nëntor të vitit 2014.

Rrjedhimisht, arrijmë në konkluzionin që,  cilësimi i këtij episodi si akt i përfitimit të parregullt nuk përmbush asnjë nga elementët e figurës së veprës penale të korrupsionit pasiv, pasi mungon si marrëveshja paraprake, si veprimi apo mos-veprimi i kundërligjshëm ashtu dhe përfitimi, qoftë ky i rregullt apo i parregullt sa i përket subjektit të kësaj vepre penale.

Për episodin tjetër kundër tij ish zyrtari sipas Anila Hoxhës hodhi poshtë gjetjet e SPAK.

“Së pari, linja e pretenduar për mbushje, taposje, vulosje dhe etiketim, e blerë prej kompanisë Italiane “IC Filling Systems” siç rezulton nga email-et e administruara, është një linjë Micro, pra për nivel testimi.

Së dyti, siç rezulton nga emaili i datës 15.01.2017, linja në fjalë është blerë për kompaninë “Artemis Farm” dhe JO për fabrikën e familjes time, kontrata është lidhur midis kompanisë “Artemis Farm” dhe kompanisë Italiane “IC Filling Systems” dhe pagesa është bërë nga kompania “Artemis Farm” për kompaninë “IC Filling Systems”.

Së treti, siç rezulton edhe nga kqyrja e bërë në fabrikën e familjes time, kjo fabrikë e zotëronte një linjë me kapacitet të përafërt , plotësisht funksionale, që prej vitit 1999 dhe NUK kishte nevojë për një linjë të dytë testimi.
Së katërti, siç rezulton nga email-et e administruara, linja Micro e blerë nga “Artemis Farm” prej kompanisë “IC Filling Systems” deri në fillim të vitit 2018 NUK kishte përfunduar ende testimet dhe nuk ishte vendosur ende në punë, ndërkohë, po në vitin 2018, kompania e familjes time porosit në Republikën Çeke, pranë kompanisë Raveco s.r.o. Linjën e saj për mbushje, taposje, vulosje dhe etiketim. (Gjeni bashkëlidhur kontratën e lidhur më kompaninë Çeke, Raveco s.r.o për linjën në fjalë)

Linja e blerë nga kompania Çeke, Raveco s.r.o. është paguar nga kompania e familjes time me transferta të rregullta bankare, është zhdoganuar dhe sot gjendet tek fabrika e birrës.
Nëse linja e blerë prej kompanisë Italiane “IC Filling Systems” do të ishte për kompaninë e familjes time, pse duhej kjo e fundit të blinte në vitin 2018 linjën e saj pranë kompanisë Çeke, ndërkohë që siç rezulton e provuar, linja e blerë prej kompanisë italiane nuk ishte vënë ende në punë deri në vitin 2018.

Bllako shtoi duke pyetur ” pse i duhej kompanisë së familjes timë një linjë Micro për nivel testimi, ndërkohë që një linjë me kapacitet të tillë e kishte plotësisht funksionale që prej vitit 1999? . Më tej duke insistuar tek provat tha “siç rezulton edhe nga kqyrja e bërë në fabrikën e familjes time, aty gjendet linja e blerë prej kompanisë Çeke, Raveco s.r.o. dhe sigurisht NUK gjendet linja e blerë nga “Artemis Farm” prej kompanisë Italiane “IC Filling Systems”. Si provë solli udhëtimin në Ceki me të atin në vitin 2018, pranë kompanisë Raveco s.r.o për të ndjekur prodhimin e linjës , ndërkohë që NUK kishte qenë në Itali pranë kompanisë IC Filling Systems.

“Dhe së shtati është qartazi e provuar se NUK ekziston asnjë transaksion midis kompanisë së familjes time dhe kompanisë Italiane “IC Filling Systems” apo midis kompanisë së familjes time dhe kompanisë “Artemis Farm”. Në përfundim të sa më sipër, jo vetëm që siç u provua katërcipërisht, NUK plotësohet asnjë nga elementët e figurës së veprës penale të korrupsionit pasiv pasi unë NUK kam patur asnjë rol monitures, mbikëqyrës e aq më pak vendimmarrës, si të drejtpërdrejtë ashtu dhe të deleguar mbi procedurën koncesionare, madje sic u provua, unë NUK kam qënë fare punonjës i Ministrisë së Mjedisit në fazat më të rëndësishme të kësaj procedure, por, gjithashtu, makineria që familja ime ka blerë për fabrikën e saj është ajo Çeke, e blerë pranë kompanisë Raveco sro, në vitin 2018, e paguar prej kompanisë së familjes time me transfeta bankare të dokumentuara, e cila sot gjendet në fabrikë, ndërkohë, makineria Italiane e blerë prej kompanisë “Artemis Farm” për qëllime testimi të tyre, siç provohet nga fotografimet e agjentëve të BKH-së , NUK gjendet në fabrikën e familjes time.” tha Bllako.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat