Në një intervistë për “France Football”, trajneri i njohur, Xavi Hernandez është rikthyer të flasë për periudhën kur drejtonte Barcelonën. Xavi, nuk heziton të pranojë, se ka bërë disa gabime.
“Nëse shikoni rekordin tonë – dhe unë përfshij stafin tim stërvitor – është shumë pozitiv. Klubi ishte në një nga periudhat e tij më të këqija në histori, ndoshta edhe më keq se fillimi i mijëvjeçarit.
“Ndoshta lidhja ime emocionale me klubin më lëndoi ndonjëherë, isha shumë emocional, por kjo ishte një përvojë e vërtetë mësimore për mua”.
“Kam bërë disa gabime në menaxhim. Largimi i Busquets na detyroi të ri-mendojmë stilin tonë të lojës. Zgjodha të luaja me një mesfushë prej tre lojtarësh sulmues, por nuk ishte gjithmonë opsioni më i mirë.”
“Përtej titujve, ndihem krenar që i kam besuar një brezi të ri si Fermin Lopez, Lamine Yamal, Pau Cubarsi dhe Alejandro Balde… Ata përfaqësojnë të ardhmen e klubit”.