back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“11 Maji”/ Rama “kokë më kokë” me socialistët për listat e deputetëve

“11 Maji”/ Rama “kokë më kokë” me socialistët për listat e deputetëve

Kryeministri Edi Rama po zhvillon prej orës 15:00 takime me drejtuesit politik të qarqeve. Këto takime nisën mëngjesin e së dielës në ora 09:00 për tu shkëputur pasdreke, rreth orës 14.00.

Takimet e pasdites së kryesocialistit Rama rinisën me drejtuesin politik të qarkut Kukës, Eduart Shalsi, e më pas kanë vijuar me drejtuesit politik të qarkut Tiranë, të cilat janë zhvilluar “kokë më kokë’.

Pas përfundimit të takimit me Ogerta Manastirliun rreth orës 15:30, Rama do të takojë dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali, një nga drejtueset e qarkut Tiranë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Në fokus të këtyre takimeve janë diskutimet për listat e kandidatëve për deputetë, që do të përfshijnë listat e sigurta të mbyllura pa garë dhe listat e hapura të kandidatëve që do të përfshihen në listën e përgjithshme të kandidatëve për deputetë për vitet 2025-2029, e cila duhet të dorëzohet në KQZ, brenda datës 12 mars.

Raportohet se 4 kryebashkiakë kanë kërkuar që të jenë kandidatë për deputetë, Ervin Demo, Tërmet Peçi, Agron Malaj dhe kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.

Listat e mbyllura do jenë për gratë dhe të rinjtë ose që kanë jo më shumë se një mandat.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat