back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaSHBA mbyll 83% të programeve të USAID/ Rubio: Kontratat dëmtonin interesat tona

SHBA mbyll 83% të programeve të USAID/ Rubio: Kontratat dëmtonin interesat tona

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur të mbyllë 83% të programeve të ofruara nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Rubio sqaroi se programet e mbetura të USAID, të cilat do të vijojnë të ekzistojnë, do të jenë nën monitorimin dhe administrimin e Departamentit të Shtetit.

Rubio e falënderoi stafin e Departamentit të Efikasitetit të Elon Musk për punën e bërë dhe auditimin që ata zhvilluan për USAID.

Ai theksoi se pas një rishikimi të thelluar 6-javor, janë anuluar zyrtarisht 5,200 kontrata të cilat kishin shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë, pa shërbyer në interesat kryesore kombëtare të Amerikës.

Në përputhje me këto ndryshime, një pjesë e mbetur e programeve, përkatësisht 18%, afërsisht 1,000 programe, do të menaxhohen në mënyrë më efikase nga Departamenti i Shtetit.

“Faleminderit DOGE dhe stafit tonë punëtor që punuan orë të tëra për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike”, përfundon Rubio në postimin e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat