Zbardhen emrat për kandidatë si kryetarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Teksa Komisioni i Medias po zhvillon dëgjesat në Kuvend me 68 kandidatët për 11 vendet vakante të anëtarëve të Këshillit, gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, informon se tani ka edhe 5 emra që garojnë për kryetarë.
Mes tyre bie në sy ai i ish-nëndrejtorit dhe drejtorit të komanduar të RTSH-së, Martin Leka.
Emrat e tjerë janë ata të Alfred Dalipit, Helidon Halitit, Thanas Gogës dhe Fatjon Hoxhallit.
Ai që do të fitojë garën, do të zëvendësojë ish-kryetarin Leka Bungo.
Këshilli Drejtues i RTSH-së me 11 anëtarë dhe kryetarin e tij u shkarkua nga Parlamenti pas shkeljeve të gjetura në procesin e konkurrimit për drejtor të RTSH-së.
Kandidatët për kryetar:
-Martin Leka
-Alfred Dalipi
-Helidon Haliti
-Thanas Goga
-Fatjon Hoxhalli