back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 8 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetSocialeRikthehet bora në Dibër, Kukës e Shkodër/ Policia apel drejtuesve të mjeteve

Rikthehet bora në Dibër, Kukës e Shkodër/ Policia apel drejtuesve të mjeteve

Në zonat malore të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës. Në Qafën e Thorës trashësia e dëborës ka arritur në 5 cm.

Deri tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve.

Reshje dëbore janë regjistruar dhe në segmentin Fushë-Dukagjin – Tuneli i Kalimashit.

Policia ka apeluar drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këto akse për shkak të lagështirës në rrugë.

“Drejtuesit e automjeteve  këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera.

Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kryesisht në zonat malore.

Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë”, apelon policia.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat