back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiAnçeloti drejt Brazilit/ Kush është “emisari” që po udhëheq bisedimet

Ançeloti drejt Brazilit/ Kush është “emisari” që po udhëheq bisedimet

Brazili nuk heq dorë nga Karlo Ançeloti dhe tani ka nisur të punojë në këtë drejtim edhe në kanale jo zyrtare.

Kështu në ndeshjen mes Realit dhe Arsenalit në shakllët e “Santiago Bernabeu”-t u vu re prania e Diego Fernandezit. Sipas shtypit spanjoll personi në fjalë është një biznesmen i njohur brazilian, i cili edhe pse nuk punon në Federatën Braziliane të Futbollit ka udhëtuar drejt Madridit për të biseduar me Karlo Ançelotin.

Burime pranë këtij operacioni kanë konfirmuar se bisedimet mes stafit të Ançelotit dhe biznesmenit kanë nisur dhe janë mjaft diskrete. Strategjia është e qartë, Brazili kërkon të nënshkruajë me Ançelotin përpara muajit qershor. Madje biznesmeni është optimist dhe po punon që italiani të jetë në pankinën e Brazilit për ndeshjet e muajit në fjalë kundër ekipeve si Ekuadori dhe Paraguai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat