back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama në Rubik: Ish-uzina e bakrit do kthehet në fabrikë armësh e...

Rama në Rubik: Ish-uzina e bakrit do kthehet në fabrikë armësh e dronësh

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e së premtes në Rubik ku zhvilloi një takim lidhur me vitalizimin e ish-uzinës së bakrit në këtë qytet që do të shndërrohet në fabrikë për prodhimin e armëve dhe dronësh inteligjentë.

Rama u shpreh se kjo do të hapë një front të ri punësimi për një sërë specialitetesh.

 “Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por në masën më të madhe për eksport. Do të thotë një front i ri punësimi, se këtu kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve, punë e cila do të jetë e mirëpaguar dhe e treta shumë e rëndësishme, që duke zhvilluar këtë industri ne nuk rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por rrisim ekonominë tonë vendore dhe kombëtare. Në këtë mënyrë fuqizojmë ndërmarrjet publike të prodhimit dhe shitjes së mjeteve ushtarake. Kjo do të na sjellë jo vetëm të ardhura por edhe rritje te kapaciteteve do krijojë mundësi për inxhinierë dhe specialistë të lartë që duan të kthehen në Shqipëri. Një nga mjetet që duam të prodhojmë në bazë të këtij programi janë edhe dronët inteligjentë”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat