Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është deklaruar pasi që u shty sërish seanca e Kuvendit të Kosovës.
Limaj tha se nga sot duhet me dhënë shansin e krijimit të Institucioneve,
“Unë besoj se ishte një qëndrim korrekt, ky është realiteti. Në situatën të cilën është duhet gjetur një rrugë. Në fund të fundit kjo është mënyra e funksionimit të bashkëpunimit që Kosova t’i formojë institucionet e veta”, tha Limaj.
Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, tha se partia nuk e sheh të arsyeshme që në këtë seancë ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.
Për këtë, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetrarit të Kuvendit.
Pas kërkesës së Konjufcës, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se ajo do të vazhdojë pas 48 orëve./Telegrafi/