back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRama i kundërpërgjigjet Berishës/  “Vetëm Fatos Nano ka qenë i dënuar politik”

Rama i kundërpërgjigjet Berishës/  “Vetëm Fatos Nano ka qenë i dënuar politik”

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Nju Jork ka risjellë në vëmendje dënimin e ish-kryeministrit Fatos Nano.

Sipas tij Nano u dënua nga një drejtësi, “e cila qoftë në diktaturën komuniste apo demokracinë fëmijënore shqiptare ka qenë e urdhëruar dhe manipuluar nga partia në pushtet”.

“Kurrë më parë në historinë tonë një individ me profil të lartë politikë nuk është hetuar, nuk është gjykuar dhe as dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika.

Të gjithë ata që janë dënuar më parë që nga ministra të  kohës që diktaturës e deri tek ish-kryeministri Fatos Nano kanë qenë të dënuar politikë të një drejtësie e cila qoftë në diktaturën komuniste apo demokracinë fëmijënore shqiptare ka qenë e urdhëruar dhe manipuluar nga partia në pushtet”, tha kryeministri.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë komenteve për reformën në drejtësi.

Kujtojmë se ish kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie, deklaron se po hetohet politikisht.

Madje sipas Berishës edhe arrestimet e Ervin Salianjit dhe Ilir Metës janë politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat