back to top
28.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / Showbiz“Të përkulesha para Mbretëreshës? Qesharake”/ Meghan zbulon tmerrin e jetës mbretërore

“Të përkulesha para Mbretëreshës? Qesharake”/ Meghan zbulon tmerrin e jetës mbretërore

Meghan Markle ka ndarë së fundmi detaje të reja për përvojën e saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe fillimet e marrëdhënies me Princin Harry, gjatë një interviste në podcast-in e Jamie Kern Lima.

Dukesha e Sussex tregoi se lidhja e tyre u përball me vështirësi që në fazat e para.

“Aty ku në fillim ishin të gjitha ‘flutura’, pas vetëm gjashtë muajsh takimi u gjendëm në një luftë së bashku” – tha ajo, duke shtuar se pas shtatë vitesh, tani ndihen sikur po përjetojnë një periudhë të vërtetë “muaji mjalti”.

Duke reflektuar mbi jetën si anëtare e familjes mbretërore, Meghan pranoi se u ndje e tronditur nga formaliteti i jetës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo kujtoi edhe takimin e saj të parë me Mbretëreshën Elizabeth II, një përvojë që e befasoi, sidomos kur Harry i tha se duhej të përkulej, gjë që fillimisht e konsideroi qesharake.

Në rrëfimin e saj, Meghan foli edhe për vështirësitë që hasi për shkak të paragjykimeve ndaj origjinës, emrit dhe profesionit të saj.

Ajo theksoi se sjellja raciste dhe paragjykimi i pavetëdijshëm që përjetoi ishin ndër sfidat më të mëdha që e bënë të ndjehej e izoluar dhe e papërshtatshme për jetën mbretërore.

“Jeta në Britani ishte shumë e ndryshme nga ajo që kisha njohur në Amerikë. Traditat e rrepta dhe formaliteti më bënë të ndihesha e shkëputur” – tha Meghan, duke shtuar se nuk kishte pritur kurrë të përballej me një trajtim të tillë.

Në fund, Dukesha e Sussex theksoi se nuk ka aspak interes të rikthehet në detyrat mbretërore, duke deklaruar qartë: “Jo. O Zot i madh, jo.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat