back to top
28.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizMotra e Rita Orës, Elena Ora shkëlqen në New York

Motra e Rita Orës, Elena Ora shkëlqen në New York

Elena Ora, motra dhe njëherësh menaxherja e këngëtares me famë botërore Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në një event prestigjioz në New York.

Ajo është shfaqur në super formë dhe tejet elegante, duke dëshmuar edhe një herë se stili dhe klasi janë pjesë e pandashme e familjes Ora.

Në disa fotografi të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Elena falënderoi organizatorët e mbrëmjes, duke shkruar në përshkrim: “New York. Faleminderit shumë @kingstrust @edward_enninful @charlottetilbury që më ftuan mbrëmë – ishte një mbrëmje e mrekullueshme, një falënderim i veçantë për @nensidojaka për fustanin e ëndrrave të mia…”.

Fustani i zi elegant, me prerje moderne dhe linja të theksuara, është dizajnuar nga stilistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Nensi Dojaka.

Ky fustan ka qenë një zgjedhje jo vetëm për Elenën, por edhe për këngëtaren e njohur shqiptare Arilena Ara, e cila e kishte veshur atë pak kohë më parë në finalen e Big Brother VIP Albania 4.

Arilena Ara (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Arilena ishte e ftuar speciale në atë mbrëmje, ku performoi këngën e saj “Zero Gradë”, dhe u komentua gjerësisht për paraqitjen e saj elegante dhe plot finesë – njësoj si Elena në eventin në New York.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat