back to top
29.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuSportiEduard Dervishaj, përgjegjës i organizimit të Kupës së Botës 2030 për Spanjën

Eduard Dervishaj, përgjegjës i organizimit të Kupës së Botës 2030 për Spanjën

Organizimi i Kupës së 24-t Botërore të FIFA-s, që do të zhvillohet në vitin 2030 në Spanjë, Portugali dhe Marok, ka marrë një shtysë të re në Spanjë me emërimin e Eduard Dervishajt si përgjegjës për pjesën spanjolle të këtij eventi madhor sportiv.

Dervishaj, me një karrierë të pasur në fushën e sportit dhe një formim akademik të lidhur me Universitetin e Tiranës, numëron mbi 35 vite përvojë në futbollin ndërkombëtar, në kuadër të FIFA-s, UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i FSHF-së në periudhën 1992–1997, pasi kishte qenë lojtar dhe trajner i FK Dinamos së Tiranës. Përveç kësaj, ai është autor i disa librave mbi metodologjinë sportive.

Që nga viti 1997, Dervishaj mban postin e drejtorit të Departamentit për Marrëdhënie Institucionale dhe Projekte Ndërkombëtare në Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF), ndërkohë që ka pasur rol kyç në organizimin e finaleve të UEFA Champions League dhe UEFA Women’s Champions League.

Tashmë, ai do të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për organizimin e Botërorit “Spanjë 2030”, siç u bë e ditur të martën nga presidenti i RFEF-së, Rafael Louzán, gjatë mëngjeseve sportive të organizuara nga agjencia Europa Press.

“Spanja do të forcojë bashkëpunimin me FIFA-n dhe vendet e tjera organizatore për të sjellë një Botëror që synon të jetë më i miri në histori”, deklaroi Louzán.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat