back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPS kundër Celibashit për Vorën e Njësinë 10/ "Mosnxjerrja e rezultateve, vendim...

PS kundër Celibashit për Vorën e Njësinë 10/ “Mosnxjerrja e rezultateve, vendim arbitrar i KQZ-së”

Deklarata e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për shtyrjen e publikimit të rezultatit të votimit elektronik në Vorë dhe Njësinë 10 në Tiranë, paraditen e së hënës, ka sjellë reagimin e Partisë Socialiste.

Në një deklaratë për mediat Helena Kace nga PS e quan këtë vendim arbitrar të KQZ-së.

“Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike. Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështetësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë”.

Ajo u bën thirrje socialistëve që të ruajnë qetësinë dhe t’ u shmangen provokimeve.

“Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallëndyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste. Urime, urime, urime! Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat