back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetNumërimi i votave në Lezhë/ Emrat e PD dhe PS nga lista...

Numërimi i votave në Lezhë/ Emrat e PD dhe PS nga lista e hapur që futen në Kuvend

Në qarkun e Lezhës, KQZ-ja raporton se janë numëruar totali i të gjitha votave preferenciale (245).

PD merr 4 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti nga lista e mbyllur. Nga lista e hapur deputetët demokratë që pritet të futen në Kuvend janë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, duke mbetur jashtë ish-deputetja Lindita Metaliaj.

Ndërkohë PS merr 3 mandate, ku në Kuvend futen dy deputetë nga lista e mbyllur, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj. Nga lista e hapur futet Marjeta Neli, duke lënë jashtë me diferencë të vogël votash Admir Kadelin.

Lista e PD- 4 mandate
Agron Gjekmarkaj (listë e mbyllur)
Elda Hoti (listë e mbyllur)
Gjin Gjoni 8873 vota
Aleksandër Lala 4217 vota

Lista e PS- 3 mandate
Ulsi Manja (listë e mbyllur)
Ermal Pacaj (listë e mbyllur)
Marjeta Neli 6745 vota (lista e hapur)

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat