KreuAktualitetKronikëNjë klikim mund t'ju zbrazë llogarinë bankare/ Policia paralajmëron për SMS-të mashtruese

Një klikim mund t’ju zbrazë llogarinë bankare/ Policia paralajmëron për SMS-të mashtruese

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë mashtrimi kibernetik që po qarkullon përmes mesazheve telefonike, të cilat dërgohen në emër të bankave dhe synojnë përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare të qytetarëve.

Sipas njoftimit të Policisë, mesazhet u kërkojnë qytetarëve të verifikojnë identitetin brenda një afati prej 24 ose 31 orësh, duke krijuar ndjesinë e urgjencës. Përmes lidhjeve elektronike që përmbajnë, përdoruesit drejtohen në faqe të falsifikuara, të cilat imitojnë faqet zyrtare të institucioneve bankare.

Kjo metodë mashtrimi njihet si “Smishing” dhe përdor mesazhe SMS për të bindur qytetarët të japin informacione konfidenciale. Të dhënat që synojnë autorët përfshijnë numrat e kartave bankare, fjalëkalimet dhe kodet e verifikimit.

Pasi përvetësohen, këto informacione mund të përdoren për të hyrë në llogaritë bankare të viktimave dhe për të kryer transaksione pa autorizimin e tyre.

Policia u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhjet e dyshimta që mbërrijnë përmes mesazheve dhe të mos japin të dhënat e kartave bankare, PIN-et apo kodet e sigurisë. Në rast se dikush ka plotësuar të dhënat në një faqe të tillë, duhet të kontaktojë menjëherë bankën për të kërkuar bllokimin e kartës ose të aksesit në llogari.

Ndërkohë, Strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik po punojnë për identifikimin e personave që qëndrojnë pas kësaj skeme. Qytetarëve u kërkohet të raportojnë në Polici çdo mesazh apo rast të dyshimtë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të mashtrimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat