Në daljen e radhës për mediat, Sali Berisha përsëriti sërish akuzat për manipulim zgjedhjesh.
Ai i cilësoi zgjedhjet jo të lira dhe farsë, që nuk do i njihte kurrë, duke deklaruar edhe nisjen e një beteje për sakrificë nga ai, PD dhe shqiptarët që donin të bëheshin pjesë, edhe pse qytetarët e kanë treguar se nuk e mbështesin më kreun e PD-së.
Berisha nuk ka përjashtuar asnjë skenar në shtator me rinisjen e jetës politike, duke përfshirë këtu edhe grevën e urisë.
“A është greva e urisë opsion?”, u pyet ai.
“Absolutisht i gatshëm ta udhëheq deri në fitore, e nën shembullin personal t’ju rikthej shqiptarëve votën e lirë.
Asgjë nuk përjashtohet, nuk përjashtohet asnjë variant. Do bindim qytetarët se kjo ishte një farsë. Ai njeri s’ka moral, kur pranon krimin elektoral të karteleve. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Kushdo që beson te rruga jonë është i mirëpritur.
Dhe nëse besoja se kjo betejë nuk fitohet, nuk do e nisja. Jam i bindur se këtë betejë ne do ta fitojmë.
Do vazhdojë lufta për ndërgjegjësimin e botës për farsën elektorale. Por e theksoj, farsat elektorale nuk fitohen kurrë nga opozita”, u shpreh Berisha ndër të tjera.