back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaÇokollata e heroinës” kapet në Kapshticë/ 6 kg drogë në mjetin e...

Çokollata e heroinës” kapet në Kapshticë/ 6 kg drogë në mjetin e udhëtimit

Një sasi droge e presuar në formë çokollate është sekuestruar në pikën kufitare të Kapshticës, në një operacion të zhvilluar nga autoritetet kufitare dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se lënda narkotike, e dyshuar paraprakisht si heroinë, ishte rreth 6 kilogramë, dhe ishte fshehur në një mjet që po tentonte të kalonte kufirin.

Burime nga AMP konfirmojnë se i shoqëruar nga policia është drejtuesi i mjetit, ndërsa operacioni vijon, pasi ekzistojnë dyshime për përfshirje të personave të tjerë në trafikun e mundshëm të lëndës narkotike.

Autoritetet po tregohen të rezervuara për detajet e hetimit, ndërsa pritet zyrtarizimi i sasisë dhe llojit të drogës pas analizave laboratorike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat