back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha sulmon gjyqtaren që e paditi për shpifje/ "Irena Gjoka, mashtruese ordinere"

Berisha sulmon gjyqtaren që e paditi për shpifje/ “Irena Gjoka, mashtruese ordinere”

Kreu i PD Sali Berisha, pasi doli nga SPAK, vijoi sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka bërë kallëzim penal për shpifje.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK, Berisha tha se Irena Gjoka e kallëzoi atë për shpifje, pasi nuk pranon sipas tij të vërtetat dhe shkeljet ligjore që ajo ka bërë ndër vite.

Sipas Berishës, Gjoka ka në CV e saj një seri veprash penale të rënda, ndërsa shtoi se është mashtruese ordinere.

“Në nëntor 2023 KLD u jep avokatëve të mi vendimin për shkarkim e saj në vitin 1996.

Por dy javë më vonë KLGJ gënjen deputetët e PD që kinse nuk ka vendimarrje të KLD në vitin 1996. E kuptoni çfarë llumi njerëzor janë këta. Edhe një herë para dy javësh nëntor 2023 i japin avokatëve të mi vendimin e shkarkimit të Irenës me 5 mbiemra ..pas dy javësh këta çfarë tu thuash vetëm llum shteti, i gënjëjn deputetë duke shkruar se nuk ka vendim të KLD në vitin 1996…

Në dhjetor të 2023 kërkesa për dorëheqjen e saj, Irena me 5 mbiemra nuk pranoi se tha se ai është vendim kolegjial.

Në mars 2024 gazeta greke Ta NEA botuan shkrimin që Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia, por mediat socialiste shkruajnë se shkrimi është urdhëruar nga Tirana. Në 4 Mars KLGJ nxori në deklaratë ku e mbronte Irena Gjokën, vetëm sa nuk i thotë virgjëresha e drejtësisë.

Irena Gjoka ka në CV e saj një seri veprash penale të rënda, mashtruese ordinere, gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit.”, tha Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat