back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRinumërim në Durrës/ KAS hap kutitë pas akuzave për devijim votash

Rinumërim në Durrës/ KAS hap kutitë pas akuzave për devijim votash

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur sot hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave në dy qendra në qarkun e Durrësit, përkatësisht në KZAZ nr. 21 dhe 22. Vendimi vjen pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it, Elvis Pefa dhe Ledio Braho, të cilët kanë kërkuar verifikim të mëtejshëm të rezultateve në këto zona.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i marrë nga KAS është ai për hapjen e 126 kutive të tjera, përfshirë edhe ato të diasporës, me qëllim rinumërimin e votave preferenciale. Kjo procedurë u miratua pas kërkesës së kandidatit Aulon Kalaja, pjesë e listës së Partisë Lëvizja e Legalitetit në koalicion me Partinë Demokratike (ASHM).

Kalaja ka paraqitur një sërë provash në KAS, duke pretenduar devijime të votave në dëm të tij dhe të të paktën 13 kandidatëve të tjerë të listës. Ai ngre dyshime të forta se një pjesë e votave të tij janë transferuar gabimisht ose në mënyrë të qëllimshme tek kandidati Arjan Ndoja, i cili aktualisht ka siguruar mandatin për Durrësin.

Ky zhvillim e kthen vëmendjen sërish te procesi i numërimit dhe transparenca e rezultateve, ndërkohë që vendimet e KAS-it pritet të kenë ndikim në konfigurimin përfundimtar të mandateve në këtë qark.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat