back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTabaku nga Strasburgu: 12 vite pa reformë zgjedhore, Shqipëria ka humbur shansin

Tabaku nga Strasburgu: 12 vite pa reformë zgjedhore, Shqipëria ka humbur shansin

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku, ka dhënë alarmin nga Strasburgu mbi dështimin e Shqipërisë për të realizuar një reformë të thellë zgjedhore, pavarësisht 12 viteve të tranzicionit demokratik. Në Komisionin e Stabilizim-Asociimit në kuadër të procesit të integrimit në BE, Tabaku ka qenë e drejtpërdrejtë në kritikën e saj ndaj mënyrës si u zhvilluan zgjedhjet e 11 majit.

“Pati shkelje të kritereve të Kopenhagës, përdorim të fondeve publike për fushatë zgjedhore dhe ndikim të grupeve kriminale në procesin zgjedhor. Këto ishin zgjedhjet e para që prej hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe, për fat të keq, ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë,” deklaroi Tabaku.

Ajo theksoi se vendi nuk ka qenë në gjendje të ndërmarrë asnjë reformë zgjedhore të plotë në më shumë se një dekadë, ndërsa theksoi se Kuvendi ka dështuar në adresimin e çështjeve kyçe që pengojnë integrimin europian.

“Më vjen keq ta them, por në 12 vitet e fundit Kuvendi nuk ka arritur të ndërmarrë një reformë të thellë për të zgjidhur problemet e sistemit zgjedhor,” shtoi ajo.

Në vijim të fjalës së saj, Tabaku rikujtoi se opozita shqiptare ka qenë gjithmonë një shtyllë mbështetëse për integrimin në BE – jo vetëm me retorikë, por me veprime konkrete.

“Askush nuk ka nevojë për një proces që ndodh vetëm në letër, ndërkohë që në terren realiteti mbetet i pandryshuar,” përfundoi Tabaku, duke ngritur shqetësimin për mospërputhjen mes reformave të premtuara dhe gjendjes reale në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat