back to top
22.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Reforma në drejtësi, pa kthim"/ Xhafaj paralajmëron: Po hartojmë ligje të reja...

“Reforma në drejtësi, pa kthim”/ Xhafaj paralajmëron: Po hartojmë ligje të reja për partitë

Në sesionin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, që po zhvillohet në Strasburg, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, u shpreh se projekt-rezoluta e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë është mbështetëse dhe inkurajuese për procesin e integrimit.

Xhafaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe institucional për të adresuar sfidat e mbetura në fushat kyçe të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Jemi të vetëdijshëm që duhet ende shumë punë. Rekomandimet për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit kërkojnë përpjekje të forta nga të tre pushtetet, përfshirë Kuvendin. Reforma në drejtësi është e paprekshme, dhe maxhoranca i qëndron fort parimeve kushtetuese të vitit 2016,” – deklaroi Xhafaj.

Ai vlerësoi theksin e projekt-rezolutës për nevojën e rritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë dhe përshtatjen e kuadrit ligjor, përfshirë Kodin Penal, me standardet e BE-së.

Xhafaj i bëri thirrje opozitës që të ndajë të njëjtin qëndrim konstruktiv dhe të kontribuojë në zbatimin e rekomandimeve të BE-së:

“Shpresojmë që edhe opozita të ndajë të njëjtin vlerësim për institucionet e reja të drejtësisë, sidomos për SPAK. Të ulemi dhe të reflektojmë bashkërisht për të adresuar rekomandimet e BE-së nën asistencën e tyre, për një reformë të konsoliduar dhe me standarde europiane.”

Ligje të reja për konfliktin e interesave dhe financimin e partive

Deputeti Xhafaj informoi gjithashtu për punën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili ka miratuar një analizë të thelluar dhe draft-plan kombëtar veprimi, me 253 masa specifike, për të mbështetur procesin e negociatave me BE-në.

Plani përfshin:

75 nisma legjislative

123 veprime institucionale

Në 55 fusha tematike, që do të implementohen në tri faza

Aktualisht janë duke u hartuar dy ligje të reja, për konfliktin e interesave dhe financimin e partive politike, të cilat sipas Xhafajt do të jenë pjesë kyçe e fazës së tretë të zbatimit të këtij plani reformues.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat