back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRezultatet zyrtare të mandateve në 4 qarqe/ PS dominon në Vlorë dhe...

Rezultatet zyrtare të mandateve në 4 qarqe/ PS dominon në Vlorë dhe Berat, PD-ASHM kryeson në Shkodër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë zyrtarisht mandatet për disa prej qarqeve kryesore të vendit, duke bërë të qartë ndarjen e forcave politike në këto zona.

Në qarkun e Vlorës, Partia Socialiste ka siguruar një fitore bindëse me 9 mandate, ndërsa koalicioni opozitar PD-ASHM ka marrë 3 mandate.

Në Berat, PS ruan shumicën me 5 mandate, ndërsa PD-ASHM merr 2 mandate.

Në qarkun e Dibrës, ndarja është më e ngushtë: PS me 3 mandate dhe PD-ASHM me 2 mandate.

Surpriza vjen në Shkodër, ku koalicioni PD-ASHM kryeson me 5 mandate, PS merr 4 mandate, ndërsa PSD siguron 2 mandate.

Ky shpërndarje pasqyron një tendencë të qartë politike: Partia Socialiste mban epërsinë në jug të vendit, ndërsa opozita fiton terren në veriperëndim, veçanërisht në Shkodër.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat