back to top
4.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBE vlerëson progresin e Shqipërisë: Reforma në drejtësi dhe integrimi, prioritet

BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Reforma në drejtësi dhe integrimi, prioritet

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, u shpreh të martën para Parlamentit Evropian se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta në procesin e anëtarësimit dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë së SPAK-ut, të cilin e quajti “institucioni më i besuar në vend”.

“SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar,” tha Kos, duke vlerësuar rolin kyç të Strukturës së Posaçme në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Në fjalën e saj lidhur me raportin e progresit për vitet 2023–2024, Kos tha se negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të paparë më parë, por gjithashtu kërkoi përkushtim të mëtejshëm për përmbushjen e kapitujve të mbetur.

“Ne po punojmë ngushtë me Presidencën daneze për të mbajtur ritmin. Besojmë se edhe dy grupet e mbetura do të hapen sapo të jetë e mundur,” deklaroi ajo.

Në fund, Kos e cilësoi Shqipërinë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet gjeostrategjik për Bashkimin Evropian, sidomos në kontekstin aktual gjeopolitik.

Dy raportet e progresit për Shqipërinë për vitet 2023 dhe 2024 pritet të miratohen zyrtarisht këtë të mërkurë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat