back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali në Alpe, ndryshime në kupolën e Policisë/ Gentian Berberi komandohet në...

Skandali në Alpe, ndryshime në kupolën e Policisë/ Gentian Berberi komandohet në Shkodër

Pas shkarkimeve të bujshme në Policinë e Shkodrës për shkak të ndërtimeve pa leje në Theth, është emëruar drejtori i ri i kësaj drejtorie. Gentian Berberi, aktualisht drejtues i Policisë Kukës, është komanduar në krye të Policisë Vendore Shkodër.

Ky ndryshim vjen pas vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili shkarkoi nga detyra drejtorin e mëparshëm Fatmir Lleshi dhe shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Nik Nikolla. Ndërkohë, shefi i Stacionit të Policisë në Theth është pezulluar dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

“Mosveprimi i pajustifikueshëm i strukturave vendore të policisë përballë ndërtimeve të paligjshme në Theth është i papranueshëm. Kjo nuk do të tolerohet askund në vend,” – u shpreh Proda në një deklaratë për mediat.

Sipas Policisë së Shtetit, ndërtimet e paligjshme në Theth kanë zaptuar hapësira publike në mënyrë të kundërligjshme, ndërkohë që strukturat vendore nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për t’i ndaluar.

Hetimi disiplinor është zgjeruar edhe ndaj inspektorëve të zonës dhe specialistëve të krimit, të cilët akuzohen për neglizhencë në detyrë.

Emërimi i Berberit pritet të sjellë një rifreskim në drejtimin e Policisë në Shkodër, ndërsa Proda ka paralajmëruar se masa të ngjashme do të merren edhe në qarqe të tjera nëse konstatohet tolerim ndaj shkeljeve të ligjit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat