back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaReforma fiskale/ Taksa për shtëpinë e dytë në bregdet do të jetë...

Reforma fiskale/ Taksa për shtëpinë e dytë në bregdet do të jetë më e lartë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një mbledhje me kryetarët e bashkive të vendit, ku bashkë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, diskutuan për çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme dhe taksën e pronës.

Ministri Malaj bëri me dije se vlera e pronave në Shqipëri është rritur me 26%, dhe si rrjedhojë po finalizohen çmimet e reja të referencës, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e taksave lokale.

“Taksa e pronës është një nga taksat kryesore në të gjitha bashkitë e Evropës dhe duhet të ketë të njëjtën rëndësi edhe për bashkitë e vendit tonë,” deklaroi Malaj. Ai shtoi se qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë edhe rivlerësimin e pronave me një normë tatimore të reduktuar.

Kryeministri Rama theksoi se brenda pak ditësh do të publikohen çmimet e reja, të cilat për herë të parë do të përfshijnë edhe një diferencim midis taksës për shtëpinë e parë dhe të dytë. Sipas tij, taksa për shtëpinë e dytë, veçanërisht në zonat bregdetare, do të jetë më e lartë, duke siguruar të ardhura më të mëdha për bashkitë.

“Punë ditësh, javësh do të dalin çmimet e reja të referencës. Bashkitë e bregdetit do kenë një të ardhur domethënëse nga ky proces, pasi shumë persona në bregdet kanë shtëpitë e dyta,” tha Rama.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu nevojën për rregullim të taksave lokale, duke kritikuar disa taksa eksesive dhe jo të drejtë në disa bashki, ndërsa theksoi se ministria e Financave do ofrojë udhëzime për një menaxhim më të mirë të këtij procesi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat