back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Mbledhja e Këshillit Bashkiak me dyer të mbyllura?/ "Si mafia, duan...

Berisha: Mbledhja e Këshillit Bashkiak me dyer të mbyllura?/ “Si mafia, duan të fshihen nga qytetarët”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për mbajtjen me dyer të mbyllura të mbledhjes së radhës të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Berisha e ka cilësuar këtë lëvizje si një akt mafioz dhe antikushtetues, që bie ndesh me ligjin dhe me rregulloren e vetë këshillit.

“Nuk kam informacion të plotë për rendin e ditës, por kam informacion se ata po planifikojnë ta bëjnë me dyer të mbyllura, si mafia,” – u shpreh Berisha, duke lëshuar akuza të forta ndaj drejtuesve aktualë të Bashkisë së Tiranës.

Ai theksoi se Këshilli Bashkiak është, në thelb, parlamenti i qytetarëve të Tiranës dhe si i tillë, duhet të funksionojë në transparencë të plotë, nën vëzhgimin e qytetarëve dhe të medias.

“Ligji dhe rregullorja e Këshillit Bashkiak e përcaktojnë qartë: mbledhjet janë publike dhe të hapura për mediat. Nuk ka asnjë justifikim ligjor për t’i zhvilluar me dyer të mbyllura,” – tha Berisha.

Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të përjashtuar publikun dhe median nga mbledhjet do të shihet si një shkelje e rëndë e demokracisë vendore dhe një përpjekje për të fshehur afera, vendime të dyshimta apo pazare të errëta.

“Në një kohë kur qytetarët janë të zhgënjyer, të varfëruar dhe të braktisur nga administrata vendore, mbyllja e dyerve e bën më të qartë se ky pushtet ka frikë nga transparenca,” – theksoi lideri i opozitës.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe mediave të jenë vigjilentë dhe të mos lejojnë që një institucion përfaqësues si Këshilli Bashkiak të shndërrohet në një “dhomë sekrete vendimmarrjeje”, që shkel të drejtat e publikut për informacion.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat