Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Policia ka arrestuar 12 protestues të opozitës në Elbasan.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i degës së PD-së, Elbasan, e cila I bën thirrje Policisë për lirimin e drejtuesve dhe simpatizantëve të PD-së.
Në mes të ndaluarve është edhe një vajzë.
“Thirrje urgjente për Policinë e Shtetit!
Lironi në mënyrë të menjëhershme drejtuesit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike.
Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edi Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkëlzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe!
E drejta për të protestuar është në KUSHTETUTËN e këtij vendi”, thuhet në reagim e PD-së.



