back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 31 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetVideo-Cilësia e bukës në Shqipëri/ Denoncimi që duhet të shqetësojë të gjithë

Video-Cilësia e bukës në Shqipëri/ Denoncimi që duhet të shqetësojë të gjithë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin për cilësinë e bukës që tregtohet në vend, duke publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon një bukë të blerë dy ditë më parë, e cila është bërë e fortë dhe e pangrënshme.

“Kam një pyetje: me çfarë e bëjnë këtë bukën që ditën e dytë është ose kashtë, ose dru?”, shkruan Braçe, duke ironizuar gjendjen e produktit bazë të konsumit ditor.

Në reagimin e tij, Braçe hedh kritika të drejtpërdrejta ndaj institucioneve shtetërore përgjegjëse për kontrollin e sigurisë ushqimore, veçanërisht ndaj administratës tatimore. Ai ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e aksioneve të ndërmarra kohët e fundit për sigurinë ushqimore në vend.

“Besoj gjithë kjo ushtria e tatimoreve – ADMINISTRATA TATIMORE – që kemi në kurriz, e që ka dalë të na sigurojë ushqimin, do e ketë një përgjigje. U bënë dy javë që bëjnë betejë për USHQIMIN e sigurt, apo jo?!”, vijon më tej Braçe.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur autoritetet kanë nisur një fushatë inspektimesh në sektorin e ushqimit, për të garantuar standarde dhe mbrojtjen e konsumatorit. Megjithatë, sipas deputetit socialist, rastet konkrete në treg tregojnë se shumë probleme vijojnë të jenë të pranishme, madje edhe në produkte bazë si buka.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat