back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies

Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra ndaj projekt-Kodit të ri Penal, duke e cilësuar atë një “narkokod të diktuar nga kartelet” dhe një “produkt të mafies qeveritare”.

Në një deklaratë publike, Berisha akuzoi qeverinë se ka hartuar në fshehtësi një tekst të ri penal, pa konsultim me aktorët kryesorë të drejtësisë, përfshirë gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe shoqërinë civile. “Ky është kodi i tretë penal në 30 vjet, një tjetër provë se sistemi ligjor po tronditet për interesa të errëta”, u shpreh ai.

Berisha përdori një gjuhë të fortë politike, duke deklaruar:

“Ky kod ka dalë nga shpellat e mafies! Ai godet qytetarët dhe mbron zyrtarët e korruptuar.”

Sipas tij, kodi i ri penal lehtëson ndëshkimin për individë me profil të lartë kriminal, duke përfshirë edhe ata që në një sistem të drejtë “do ishin dënuar me vdekje për aktet e tyre, po të mos ishte në fuqi Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.”

Duke iu referuar filozofit francez Montesquieu, Berisha nënvizoi rëndësinë e stabilitetit të ligjit në një shtet demokratik:

“Ligji duhet të ndryshohet rrallë dhe me dorë që dridhet, sepse stabiliteti është themeli i sigurisë juridike.”

Ai theksoi se ndryshimi i plotë i një kodi penal çdo 10 vjet dëshmon për një sistem të zhytur në pasiguri, që humbet besimin e qytetarëve dhe deformon rendin kushtetues.

Berisha paralajmëroi se ndryshimet e kodit nuk kanë për qëllim forcimin e rendit, por mbrojtjen e interesave të “narkoshtetit” dhe qeverisë së Edi Ramës, duke shtuar:

“Kur e harton një kod penal pa konsultim, fshehtas, dhe e paraqet sikur e ke nxjerrë nga shpella, nuk je më në shërbim të qytetarëve, por të mafies.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat