back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia5.7% rritje në letër, në terren investitorët po largohen

5.7% rritje në letër, në terren investitorët po largohen

Pavarësisht rritjes së lehtë të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në vitin 2024, Shqipëria ka shfaqur një ritëm më të ngadaltë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Sipas një analize të Institutit Ndërkombëtar të Vjenës, IHD-të në Shqipëri arritën në 1.58 miliardë euro nga 1.5 miliardë një vit më parë, me një rritje modeste prej 5.7%.

Megjithatë, rritja nuk ka qenë e njëtrajtshme në përbërjen e investimeve. Ajo që bie në sy është rritja e konsiderueshme e riinvestimeve të fitimeve, nga 137 milionë euro në vitin 2017 në 852 milionë euro në vitin 2024 – një tregues i besimit të investitorëve aktualë në klimën ekonomike të vendit.

Në të kundërt, investimet përmes kapitalit të ri kanë rënë nga 808 milionë euro në 2017 në 709 milionë euro në 2024, çka ngre pikëpyetje mbi tërheqjen e investitorëve të rinj dhe efektivitetin e politikave shtetërore për nxitjen e kapitalit të freskët në ekonomi.

Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit kanë performuar dukshëm më mirë. Serbia ka tërhequr 5.2 miliardë euro IHD, me një rritje vjetore prej 14% – më shumë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit së bashku. Maqedonia e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë, 117%, duke tërhequr 1.2 miliardë euro. Bosnja, me mbi 1 miliard euro, dhe Mali i Zi, me 553 milionë euro, kanë përfituar gjithashtu nga përmirësimi i infrastrukturës dhe politikave fiskale të favorshme për kapitalin ndërkombëtar.

Kjo ecuri ngre alarmin për Shqipërinë, e cila megjithëse ka mbështetjen e investitorëve ekzistues, ende nuk po arrin të krijojë një ambient konkurrues për tërheqjen e investitorëve të rinj. Në mungesë të reformave të thella dhe të një strategjie më agresive për promovimin ekonomik ndërkombëtar, vendi rrezikon të mbetet në periferi të interesit të kapitalit global.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat