back to top
20.5 C
Tirana
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaProkurorja që s’i justifikoi as shtëpinë, as miqtë me dosje penale/ Si...

Prokurorja që s’i justifikoi as shtëpinë, as miqtë me dosje penale/ Si e kaloi filtrin e parë të Vettingut motra e Ermonela Felajt?

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi më 29 korrik të shkarkojë nga detyra prokuroren e Tiranës, Eranda Laze, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili e kishte konfirmuar atë në detyrë në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas KPA-së, Laze nuk arriti të provojë burimet e ligjshme për pagesën e kësteve të një apartamenti me vlerë 40 mijë euro dhe për një pjesë të mbetur të çmimit. Po ashtu, u konstatua mungesë dokumentacioni tatimor për të ardhurat e bashkëshortit, i cili ushtron profesionin e avokatit, çka e vë në pikëpyetje ligjshmërinë e të ardhurave të familjes.

Vendimi për shkarkim bazohet edhe në mungesën e shpjegimeve bindëse për një tokë të dhuruar bashkëshortit të saj dhe për një ndërtim informal në proces legalizimi, si dhe investimin në një garazh në një zonë turistike, ndonëse investuesi jeton jashtë Shqipërisë.

Ndërsa këto të dhëna nuk janë cilësuar individualisht penalizuese, ato janë marrë parasysh në një vlerësim tërësor të figurës së subjektit. Për më tepër, udhëtimet e saj me persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, edhe pse nuk u trajtuan si shkelje flagrante, ngritën dyshime mbi etikën dhe kujdesin e pritur nga një prokurore.

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në vendimin e tij kishte reduktuar pamundësinë financiare nga 10 milionë lekë në 1.5 milionë, duke konsideruar këtë diferencë të papenalizueshme. Por pakica në KPK, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisionerët Publikë nuk u bindën. KPA e vlerësoi të drejtë ankimin, duke konstatuar pamundësi të vazhdueshme për të justifikuar pasuritë dhe duke vendosur shkarkimin përfundimtar të Laze.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat