Personi që ditën e djeshme qëlloi me vezë dhe kos Fredi Belerin, është shoqëruar në polici.
Raportohet se Dilaver Nela pritet të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe më pas të lihet i lirë.
“I ka shpëtuar burgut me procedura Duhet të ishte në burg. Harruar 200 mijë shqiptarë të larguar nga Greqia se kanë shkelur kufirin për bukën e gojës?
Ky ka vrarë dhe sot vjen këtu e na imponohet e na bën karshillëk me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota. Provoni ju të vidhni një votë. Sot duhet të kishim protestë”, u shpreh dje Nela.