back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia95 milionë euro për administratën/ Më shumë para, më pak orë pune

95 milionë euro për administratën/ Më shumë para, më pak orë pune

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë paga më të larta, shpërblime dhe kushte më fleksibël pune në dy vitet e ardhshme, sipas Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2025–2027, të botuar në Fletoren Zyrtare.

Dokumenti parashikon një buxhet prej 9.27 miliardë lekësh (95.3 milionë euro), që do të investohen në pesë drejtime kryesore: shërbimet dhe digjitalizimi (7.3 miliardë lekë), llogaridhënia dhe mbikëqyrja (1 miliard lekë), si dhe menaxhimi i burimeve njerëzore, koordinimi i politikave dhe zhvillimi i administratës së gjelbër.

Strategjia synon përmirësimin e menaxhimit të burimeve njerëzore, rritjen e transparencës në rekrutime përmes konkurrencës mbi bazën e meritës, zhvillimin e politikave publike dhe digjitalizimin e shërbimeve. Paga dhe shpërblimet pritet të rriten, ndërsa do të konsolidohet puna fleksibël me qëllim balancimin më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj personale.

Parashikohet edhe mundësia e reduktimit të orarit të punës për disa institucione dhe pozicione specifike. Në të njëjtën kohë, strategjia kërkon rritjen e aftësive digjitale të punonjësve dhe qytetarëve, garantimin e sigurisë dhe privatësisë së të dhënave, si dhe vendosjen e standardeve të përbashkëta për shërbimet online.

Qeveria e konsideron këtë reformë si një hap drejt një administrate publike më inovative, efikase dhe tërheqëse për tregun e punës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat