back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetSociale1.2 milion Euro dëm vetëm nga blegtoria/ Bilanci i zjarreve që shkrumbuan...

1.2 milion Euro dëm vetëm nga blegtoria/ Bilanci i zjarreve që shkrumbuan Shqipërinë

Nga koshere bletësh të djegura, te krerë bagëtish të groposur dhe mijëra hektarë ullishte e pyje të shkrumbuara. Ky eshte bilanci i zjarreve të fundit në Shqipëri po shndërrohet në një krizë të vërtetë ekonomike për fermerët dhe blegtorët.

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, thotë se vetëm dëmi në sektorin e bletarisë është kolosal.

“Një koshere bletësh shkon 250-300 euro. Nga 1000 koshere të dëmtuara, vetëm tek bletët kemi 300 mijë euro dëm. Ndërsa për blegtorinë, me rreth 4000 krerë të djegur që kushtojnë 150-200 euro secili, humbja shkon tek 900 mijë euro.”

Për kafshët e djegura qeveria ka premtuar subvencione, por nuk ka ende vendim për fermerët e prekur nga murtaja e imtave, që detyroi groposjen e 2,164 deleve dhe dhive.

Humbjet nuk ndalen këtu. Zjarret kanë përpirë edhe sipërfaqe të gjera me ullishta e pemë drufrutore, por deri më sot nuk ka asnjë statistikë zyrtare për tokat bujqësore të shkatërruara dhe as plan për kompensimin e bujqve.
Sipas Muços, edhe pyjet kanë një kosto të jashtëzakonshme:

“Një hektar pyll kushton 15-25 mijë euro. Çdo gjë ka një çmim, pa llogaritur shtëpitë e djegura.”

Ekspertët kujtojnë se Shqipëria përballet çdo verë me zjarre të përmasave të mëdha dhe kërkojnë që shteti të jetë financiarisht i përgatitur. Muço citon një raport të Bankës Botërore, sipas të cilit vendit i nevojiten 6-8 miliardë euro të rezervuara për mbrojtjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Për momentin, reshjet e shiut kanë ndihmuar në fikjen e flakëve, edhe në zonat ku ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e pamundur. Por pyetja që mbetet është: A do të jetë Shqipëria më e përgatitur verën e ardhshme?

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat