Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë thirrje publike për të investuar në tituj qeveritarë.
Përmes rrjeteve sociale, thirrja e ministrit adreson mundësinë për t’i rritur vlerën kursimeve individuale duke marrë pjesë në ankandet e Ministrisë së Financave.
Ankandi i fundit i zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, si agjente fiskale e qeverisë, ka qenë ai i datës 12 gusht, ku janë paraqitur 17 kërkesa, prej të cilave janë pranuar 5.
Nxitja publikisht e kësaj mënyre investimi i përgjigjet tablosë së sigurisë dhe fitimit të rritur për qytetarët.
Një analizë e Bankës së Shqipërisë tregon se në sektorin privat, shqiptarët në periudhën e fundit kanë investuar më shumë sesa kanë kursyer. Në terma të brendshëm, efekti i zgjerimit të blerësve të titujve qeveritarë ndihmon shtrirjen e fuqisë financuese brenda vendit dhe do të ulte varësinë nga huamarrja e jashtme, duke ndikuar më tej në stabilizimin e ekonomisë dhe mbështetjen e projekteve të zhvillimit.
Në një panoramë të plotësuar, sipas të të njëjtave të dhëna të bankës qendrore, shteti rezulton me tepricë kursimesh përkundër investimeve nga balanca në sektorin publik.
Alternativa e investimit e ofruar në këtë mënyrë ka interes të sigurt dhe rezistencë ndaj inflacionit, veçanërisht për ata me kursime.
Përparësitë kryesore të investimit në tituj qeveritarë janë rreziqet e ulëta, kthim më i lartë se depozitat me afat, mund të shiten lehtësisht në çdo kohë dhe ofrojnë zgjedhje afatesh, 3, 6 dhe 12 muaj, përkatësisht për bono thesari, duke u blerë më lirë dhe duke u shlyer me vlerën e plotë. Për obligacionet, afatet shtrihen nga 2 deri 20 vjet./rtsh.al