Legjislatura e 11-të e Kuvendit pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në organizimin e brendshëm të Parlamentit.
Mesohet se një grup i drejtuar nga Eduard Shalsi ka konkluduar se Kuvendi duhet të krijojë tre komisione të përhershme shtesë, duke e bërë strukturën më të specializuar dhe konkrete.
Komisioni aktual për Veprimtarinë Prodhuese do të ndahet në tre komisione të veçanta:
-
Komisioni për Energjinë
-
Komisioni për Infrastrukturën, Mjedisin dhe Digjitalizimin
-
Komisioni për Bujqësinë
Gjithashtu, Komisioni i posaçëm i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, me fokus në reformën për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE, do të kthehet në komision të përhershëm dhe do të përfshijë edhe anëtarë nga opozita.
Në këtë strukturë të re me gjithsej 11 komisione, pritet që 7 të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita, megjithëse ende nuk është vendosur se cilat komisione të reja do t’i kalojnë opozitës.
Vendimmarrjet erdhën pas disa takimeve të Kryeministrit Edi Rama me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryetarin e grupit socialist Niko Peleshi dhe ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.