KreuDrejtësiaTrafik droge dhe pastrim parash: Arresti i Vilson Pepës vazhdon

Trafik droge dhe pastrim parash: Arresti i Vilson Pepës vazhdon

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Soni Pepa, i njohur edhe me identitetin Vilson Pepa.

Vendimi u mor këtë të martë, më 9 shtator 2025, nga gjyqtari Erjon Çela, pas kërkesës së paraqitur një ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Sipas GJKKO-së, ndaj Pepës rëndojnë dyshime të forta për disa vepra penale të rënda, përfshirë:

“Trafikimi i narkotikëve” në kuadër të një organizate kriminale;

“Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

“Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Gjykata urdhëroi që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim, në dispozicion të organit të akuzës, ndërsa ngarkoi policinë gjyqësore dhe SPAK-un për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit.

Ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 5 ditësh nga njoftimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat