back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaProkuroritë rrëzojnë kallëzimet për parkimet dysh/ Nuk ka vepër penale

Prokuroritë rrëzojnë kallëzimet për parkimet dysh/ Nuk ka vepër penale

Qasja e Policisë së Shtetit për të ndjekur penalisht drejtuesit e automjeteve që parkojnë në mënyrë të tillë që pengojnë qarkullimin, po has rezistencë nga prokuroritë.

Prokuroria e Sarandës i tha Euronews Albania se ka vendosur mosfillim procedimi për dy raste të referuara nga policia, mes tyre edhe një episod ku një autobus me turistë u pengua nga një mjet i parkuar gabim.

Ndërkohë, Prokuroria e Vlorës është ende në fazë verifikimi për një ngjarje në Himarë, kur nga parkimi i gabuar u bllokua kalimi i një zjarrfikëseje.

Në Prokuroritë e Tiranës dhe Lezhës kanë mbërritur rreth 70 referime të ngjashme, por ende nuk ka vendimmarrje për regjistrim ose mosfillim procedimi.

Vendimi për të trajtuar parkimet dysh si vepër penale u mor disa javë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili urdhëroi vartësit të referojnë shoferët në prokurori sipas nenit 293 të Kodit Penal (“pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”).

Deri tani mbi 100 shoferë janë kallëzuar në prokurori, krahas gjobës administrative prej 20 mijë lekësh.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat