back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSadushi: Drejtësia shqiptare ende nuk ka fituar besimin e publikut

Sadushi: Drejtësia shqiptare ende nuk ka fituar besimin e publikut

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka theksuar se, pavarësisht reformave të ndërmarra në drejtësi, besimi i publikut mbetet “plaga më e madhe” e sistemit gjyqësor shqiptar. Në një takim me institucione të drejtësisë, ai theksoi se për të arritur besimin e qytetarëve duhet më shumë përgjegjësi dhe se nuk është koha për lavdërime.

Sadushi e cilësoi vettingun si hap të guximshëm, por shtoi se nuk është një certifikatë e përjetshme pastërtie. Ai nënvizoi se gjyqtarët dhe prokurorët duhet të dëshmojnë çdo ditë integritetin dhe përkushtimin e tyre për të fituar besimin e dhënë nga publiku.

Kreu i Gjykatës së Lartë kritikoi gjithashtu mekanizmat e tjera të drejtësisë, duke përmendur Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të cilat sipas tij duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe të funksionojnë si model për gjithë sistemin gjyqësor.

Sadushi shtoi se reforma në drejtësi duhet të përqendrohet tek llogaridhënia, paanësia, etikë dhe integritet, duke e kthyer çdo vendim gjyqësor në një shembull për qytetarët dhe duke ndërtuar një kulturë të re të përgjegjësisë. Ai theksoi rëndësinë e përgatitjes së brezit të ri të gjyqtarëve dhe prokurorëve përmes Shkollës së Magjistraturës dhe rolin parësor të SPAK dhe gjykatave të posaçme në ruajtjen e besimit publik.

Sadushi u shpreh se drejtësia nuk ndërtohet nga një institucion i vetëm, por nga bashkëpunimi i gjithë strukturave gjyqësore, dhe se vetëm një sistem i integruar dhe i përgjegjshëm mund të garantojë respektin e qytetarëve dhe të Europës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat