back to top
4.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSPAK ende pa reagim pas kallëzimit për deputeten Vokshi dhe motrën e...

SPAK ende pa reagim pas kallëzimit për deputeten Vokshi dhe motrën e saj

Një denoncim i bërë publik ditën e djeshme ka vendosur në qendër të vëmendjes deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartari, si dhe motrën e saj, Mimoza Vokshi.

Sipas kallëzimit të ngritur nga Nesti Angoni, të tre akuzohen për përfshirje në afera korruptive dhe pastrim parash. Denoncimi pretendon se paratë e përfituara nga aktivitetet e dyshuara janë kanalizuar dhe pastruar përmes lidhjeve familjare dhe ekonomike.

Akuzat lidhen gjithashtu me abuzime në dhënien e koncesioneve në sektorin e naftës dhe me disa privatizime gjatë kohës kur Mimoza Vokshi mbante detyrën e Drejtoreshës së Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë.

Publikimi i denoncimit ka rritur presionin mbi institucionet e drejtësisë, ndërsa SPAK ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar. Analistët dhe qytetarët presin që Prokuroria e Posaçme të hapë një hetim konkret dhe të ndjekë rastin deri në përfundim.

Emrat e përmendur nuk janë hera e parë që lidhen me çështje të ngjashme, por ky denoncim shton shqetësime dhe kërkon përgjegjësi konkrete nga organet ligjzbatuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat