back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“BASHKË sfidon të gjithë/ Asnjë koalicion, në zgjedhjet për "Tiranën"

“BASHKË sfidon të gjithë/ Asnjë koalicion, në zgjedhjet për “Tiranën”

Lëvizja qytetare BASHKË do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës me kandidatin e vet, pa u bashkuar me asnjë nga partitë ekzistuese në vend.

Lajmi u bë i ditur nga drejtuesi i lëvizjes, Arlind Qori, gjatë një prononcimi për “E Vërteta.al”, ku theksoi se vendimi për kandidatin do të merret në ditët në vijim nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes.

Qori u shpreh se Lëvizja BASHKË synon të ofrojë një alternativë të pavarur ndaj strukturave tradicionale politike, duke theksuar se nuk ka “karakter moral dhe qasje politike” të përbashkët me asnjë parti tjetër. Ai shtoi se kjo qasje është një hap i rëndësishëm për të garantuar një ofertë politike që fokusohet mbi interesin e qytetarëve dhe jo mbi interesat e grupeve të fuqishme ekonomike.

Lëvizja BASHKË do të kandidojë vetë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Kandidati ynë do të vendoset nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes në ditët në vijim. Nuk kemi të përbashkëta në karakter moral dhe qasje politike me asnjë parti tjetër në vend. Ndaj do të kërkojmë si Lëvizje BASHKË mbështetjen e qytetarëve për të luftuar oligarkinë ekonomike dhe korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, dhe për të përmirësuar ndjeshëm shërbimet publike për qytetarët,” tha Qori.

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë pritet të jenë sfiduese për opozitën, ndërsa lëvizjet e reja si BASHKË synojnë të ofrojnë alternativa të pavarura dhe të shëndetshme ndaj politikës tradicionale, duke përfshirë prioritetet e qytetarëve në shërbimet publike, infrastrukturën dhe transparencën në administrimin e resurseve.

Lëvizja BASHKË, sipas Qorit, do të fokusohet në luftën kundër korrupsionit, promovimin e një administrate transparente dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës, duke u bërë kështu një alternativë për ata që ndihen të zhgënjyer nga partitë kryesore politike./Etleva Skonja

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat