back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD reagon pas dekretit/ "Begaj ka kryer puç kushtetues, është robot i...

PD reagon pas dekretit/ “Begaj ka kryer puç kushtetues, është robot i Ramës”

Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të datës 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë dhe në 5 bashki të tjera.

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi vendimin e kreut të shtetit si një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe një akt që minon themelet e shtetit të së drejtës.

“Asnjë surprizë nga Bajram Begaj! Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama. Me shkeljen e rëndë që ka kryer sot ndaj Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, zgjedhjet e pjesshme në Tiranë tashmë ndodhen në një “ngërç kushtetues” për shkak të dekretit të Presidentit. Ai theksoi se juridiksioni i shqyrtimit të ankimimit për vendimin e qeverisë nuk i takon Edi Ramës, por vetëm Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues. Askush në 35 vjet demokraci nuk e ka dëmtuar kaq shumë reputacionin e Kreut të Shtetit. Arsyet janë tërësisht banale: Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn, dhe e komandon atë njëlloj si ‘Diellën’”, tha Bardhi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat