back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha shigjeton Bashën dhe Alibeajn/ "Kandidati i tyre në Vlorë është kallp"

Berisha shigjeton Bashën dhe Alibeajn/ “Kandidati i tyre në Vlorë është kallp”

Kreu i PD, Sali Berisha, ka komentuar sot zhvillimet lidhur me zgjedhjet lokale në Bashkinë e Vlorës, duke bërë të qartë qëndrimin e tij për mbështetjen e kandidatit të opozitës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se Partia Demokratike e Rithemelimit do të mbështesë vetëm kandidatin që ka shpallur zyrtarisht, duke mohuar çdo lidhje me kandidatin e propozuar nga grupi i Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

“Së pari, ai nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ai është këshilltar i propozuar nga Basha me Alibeajn, nuk e lidh asgjë me Partinë Demokratike. Kështu që të pyesësh se kë do mbështesë PD, ne do të mbështesim kandidatin që kemi deklaruar se do të mbështesim,” – u shpreh Berisha.

Ai shtoi më tej se nuk e konsideron të ligjshëm kandidatin tjetër, duke e quajtur “kallp” dhe të pavlerë për demokratët:

“Nuk kemi asnjë lidhje me atë kandidatin kallp. Edhe ai vetë nuk ka thënë se është kandidat i PD-së, por i pavarur. I pavarur, tjetër problem.”

Deklarata e Berishës vjen në një moment kur opozita vijon të jetë e përçarë për mënyrën e pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme lokale, ndërsa në Vlorë pritet një garë e fortë politike ku mbështetjet zyrtare mund të luajnë rol vendimtar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat