back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNën hetim për Gërdecin/ Mediu sulmon prokurorët

Nën hetim për Gërdecin/ Mediu sulmon prokurorët

Deputeti republikan, Fatmir Mediu, ka folur sot në Kuvend duke shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale të sistemit të drejtësisë në vend, me fokus edhe mbi çështjen personale lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Mediu kritikoi reformën në drejtësi, duke theksuar se synimi për drejtësi të pavarur nuk është arritur dhe se tani ekziston një strukturë që ai e quan “korporatë prokurorësh dhe gjyqtarësh” që merr vendime me motive politike.

“Me reformën në drejtësi kërkuam drejtësi të pavarur, por në fakt kemi një korporatë gjyqtarësh dhe prokurorësh. I lamë dorë të lirë të bënte çfarë të donte pushteti. Kemi 150 mijë dosje stok. 10 vjet pas reformës, sistemi i drejtësisë është jashtë kontrollit dhe llogaridhënies kushtetuese,” tha Mediu.

Ai shtoi se sipas tij, prokuroria dhe gjykatat po shndërrojnë vendimet në statistika dhe shifra, duke hedhur poshtë interesin e qytetarëve:

“Tani është e provuar se prokuroria thotë 2+2 bëjnë 5 dhe Gjykata vendos në favor të prokurorisë. Njerëzit janë kthyer në numra dhe gjithçka është statistikë në drejtësi. Kemi sistem gjyqësor të përdorur politikisht, kemi republikë të prokurorëve. Tani ka mbetur që t’i japim Prokurorisë edhe detyrën e gjyqtarit.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat