Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se opozita do kërkojë dorëheqjen e menjëhershme të ministres së Brendshme dhe të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Berisha tha se dorëheqjen e Vengut, sipas tij, ia ka kërkuar edhe kryeministri Edi Rama, por ministri nuk ka reaguar ndaj kërkesës.
“Natyrisht ne do kërkojmë. Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të ministres, e cila ka probleme të mëdha dhe ne do kërkojmë largimin e saj,” – u shpreh Berisha.
Ai shtoi se nuk ka prova që ministrja të jetë e përfshirë në ngjarjet kriminale, duke aluduar te ekzekutimi i Gilmando Danit, por tha se mënyra e reagimit dhe e menaxhimit të situatave e bën atë përgjegjëse për dështimet në sektorin e sigurisë.



